Lajme

Katër viktima dhe 45 të infektuar, ja situata e Covid-19 në Kosovë

Situata e Covid-19 në Kosovë vazhdon të jetë e njëjtë. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 4 persona, ndërsa janë infektuar 45 persona. “30 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.910 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.328.825 doza të vaksinës. Deri më sot 530.959 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 3.380 testime, 45 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 dhe 4 viktima. Sot janë shëruar 298 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154.191 Në total numri i rasteve aktive është 2.928”, njofton ministria e Shëndetësisë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: