Lajme

Kavajë, arrestohet Marsida Qatja, e dënuar me 2 vite burg për drogë!

Policia në Kavajë ka vënë në pranga Marisda Qatja 33 vjeçe, i cila është dënuar me 2 vite burg.

Sipas policisë, në vitin 2019, Qatjka ka përshtatur për përdorim droge, një ambient, në të cilën, për shkak të konsumimit të lëndëve narkotike, ka humbur jetën një shtetas.

“Gjatë operacionit policor të koduar “Plazhi”, u kap dhe u ndalua shtetasja në kërkim Marsida Qatja, 33 vjeçe, banuese në Kavajë, e dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

Në vitin 2019, kjo shtetase ka përshtatur për përdorim droge, një ambient, në të cilën, për shkak të konsumimit të lëndëve narkotike, ka humbur jetën një shtetas”, thotë policia.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.tpz

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close