fbpx
Lajme

Kavajë, përplasen dy makina, një i plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë mëngjes në Kavajë, pranë vendit të quajtur Kryeluzje. Policia dhe ambulanca shkuan në vend ngjarje.

Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve një person ka mbetur i lënduar dhe po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Kavajës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, raporton News 24.

Shkak i aksidentit dyshohet se është manovra për shmangien nga njëra prej mjeteve të një grope duke i ngushtuar rrugën mjetit tjetër çka ka shkaktuar përplasjen.

Një prej mjeteve transportonte xhama dhe pas përplasjes ato janë shpërndarë në rrugë duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve deri në bllokimin e saj duke shkaktuar radhë të gjata.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button