Lajme

Kavajë, Tërmet me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter

Një tërmet me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter është ndjerë këtë të shtunë në Kavajë. Sipas të dhënave nga ESMC tërmeti ka qenë me një thellësi prej 2 kilometrash, dhe është ndjerë nga shumë prej banorëve në zonë.

Lëkundjet më të mëdha janë ndjerë në Kavajë, dhe në Qerret, por edhe banorët e zonave përreth që kanë qenë në banesa, janë shprehur të frikësuar. Thellësia e vogël e tërmetit ka bërë që lëkundjet të ndjehen më shumë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: