Categories Lajme

Kazino në Pulaj të Velipojës, 8 në pranga

Arrestohen nga policia e Shkodrës  8 persona. Sekuestrohet një tavolinë pokeri, çipsa, letra që shërbenin për lojrat e fatit dhe një shumë parash.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e organizimit të paligjshëm të lojrave të fatit , në kuadër të operacionit “Fati i lojrave ” u godit një tjetër rast i ushtrimit të kësaj veprimtarie të paligjshme duke u finalizuar me arrestimin në flagrancë të shtetasve:

N. U., 30 vjeç, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit”, “ Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave”, dhe “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm”. Pasi gjatë kontrollit në një bar-kafe të paregjistruar në organet tatimore që e përdorte shtetasi N. U, në Pulaj ‘ Velipojë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një shumë parash, një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra për lojën e pokerit që ky shtetas e organizonte në lokalin e tij.

  1. R., 27 vjeç, F. G., 18 vjeç , A. S., 38 vjeç, M. B., 21 vjeç, N. A., 36 vjeç, T. B., 53 vjeç, E. L., 37 vjeç për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit”. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi janë konstatuar
  2. duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME