Categories Lajme

Kek, Si ta përgatisni thjesht fare në shtëpi vetëm me 3 përbërës

Një kek i butë porsi sfungjer dhe me një aromë të ëmbël mund të jetë zgjidhja perfekte për çdo vakt të ditës.

Mund ta përgatisni fare lehtë dhe pa shumë shpenzime, pasi kërkon vetëm tre përbërës.

Përbërësit, 3 vezë, 110 g sheqer, 110 g miell misri.

Përgatitja Si fillim parangrohni furrën në 180 gradë. Në një tas të madh rrihni vezët derisa ato të krijojnë një llojë mase kremoze. Më pas shtoni sheqerin ngadalë, ndërkohë që të përzjeni gjatë gjithë kohës në mënyrë që kokrrizat të shkrijnë. Kur ngjyra e masës të ketë arritur në një të verdhë të lehtë filloni të shtoni miellin. Miellin e misrit ta sitni përpara se ta shtoni tek vezët me sheqerin, pasi kështu do t’i japi kekut më shumë ajër. Duke qenë se receta nuk ka sodë buke, ky hap është shumë i rëndësishëm për fryrjen dhe butësinë e kekut. Për ta përzjerë miellin përdorni një lugë dhe ruani një ritëm të ngadaltë.

Pasi përbërësit të kenë formuar një masë homogjene, përgatisni tavën duke e spërkatur me vaj ulliri.

Kalojeni masën në tavë dhe hapeni në të gjithë sipërfaqen e saj. Vendoseni të piqet në furrë përreth 20 minuta, ose derisa keku të ketë marrë një ngjyrë të artë.

Për të provuar nëse është pjekur plotësisht mjafton të shponi me thikë kekun, nëse sipërfaqja e saj del e pastër, atëherë mund ta nxirrni nga furra. Kur të jetë pjekur, kthejeni në një pjatë që të ftohet pak dhe mund ta servirni. Nëse dëshironi mund ta shoqëroni me reçel nga frutat e stinës, mjaltë, çaj apo qumësht. Keku me miell misri ruan butësinë e tij më gjatë, dhe kështu mund ta shijoni edhe në mëngjes me kafen e preferuar. Kur ta servirni, spërkateni sipas dëshirës me sheqer pluhur./agroweb

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME