
Një 17-vjeçar është larguar nga banesa në Këlcyrë,
Sipas një njoftimi të shpërndarë për mediat, Policia e Gjirokastrës dhe Prokuroria janë vënë në kërkim të gjetjes së adoleshtentit.
Në njotim theksohet se “bëhet fjalë për shtetasin L.B, 17 vjeç, banues në fshatin Beqaraj, i cili është larguar në drejtim të paditur nga banesa.”
Denoncimin në polici e ka bërë babai i tij, shtetasi A.B, 65 vjeç.
Policia po heton ndërkohë që ka marrë ne pyetje edhe familjarët dhe të afërmit e tij për të zbardhur ngjarjen.