Categories Lajme

“Kemi ngrënë ushqime të falura”, familja Koxha jeton në kushte të vështira

Situata në Thumanë vazhdon ende e vështirë, 581 familje një muaj pas tërmetit qëndrojnë ende në çadër. Një prej lagjeve më të prekura në Bashkinë Krujë, Thumana, janë dy familje që qëndrojnë ende në çadër. Kësaj familje i rëndon edhe gjendja shëndëtësore e familjarëve. Në familjen e Mersin Koxhës bashkëshortja vuan nga epilipsia.

Gazetarja Esiona Konomi raporton për abcnews.al dy familje të cilat jetojnë në kushte të vështira edhe pse ka kaluar një muaj nga tërmeti që goditi vendin. Mersin Koxha kryefamiljari i një prej familje thotë se instancat nuk kanë dhënë asnjë ndihmë edhe pse familja e tij jeton në gjendje të mjeruar.

“Jemi ushqyer me ushqime të falura. Fugona janë ngarkuar me ushqime me çadra, se ku kanë shkuar nuk e dimë. Nuk kanë ardhur të më shohin se në çfarë gjendje jam. Nuk mund të largohem, sepse kam materialet e shtëpisë po të largohem do të mi marrin. Kemi bërë ndërmend të vdesim këtu, të paktën një pako ushme të sjellin. Deri me sot ushqime na ka dërguar Kisha që ndodhet në Thumanë. Një gazetar me mbiemrin Koka na ka ndihmuar për tu ushqyer. Nuk ia di për faleminderit as shtetit as Bashkisë sepse një krevat për gruan nuk na kanë sjellë. Kam fjetur dhjetë ditë në çimento”, tregon kryefamiljari.

Gjithashtu në familje është edhe një fëmijë i sëmurë me aftësi të veçanta. “Nuk e di se si do të kalojë dimri, djali është 13-vjeç, ka qëndruar në shtëpi me mua nuk i kam bërë asnjë herë mjekim, shprehet nëna e fëmijës. Gjithashtu ajo treegon se i kanë çuar në Lezhë, por për shkak se Bashkia nuk i ka dhënë rekomandim i kanë kthyer. Pas 30 ditësh nga tërmetit që tronditi vendin Thumanë ende nuk e kanë ndjerë dorën e shtetit./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME