Pas helmimit me tym, qytetarët të cilët u dëmtuan shprehen të indinjuar. “Kemi sakrifikuar gjithçka për këtë palaço. Vetëm për pazaret e veta e bëri tym, helm. Po kë po helmon? Demokratët, palaço.”
Njëri nga qytetarët ishte plagosur në pjesën e veshit dhe ishte gjakosur. Ai u shpreh se e kanë goditur me shkopinj. “Më gjuajtën me shkopinj druri. Dhe policët që gjuajnë palaço. Janë një, po vjedhin aty 2 mld. Që të vjedhë Rama dhe Basha po helmosen qytetarët.”
“Për këtë palaço, por nuk e paskemi njohur.” “Jemi hallexhinj ne, nuk jemi kriminelë. Ikim. Nuk kemi punë me asnjërin.” Njëri nga qytetarët po pyeste policët a ka ambulancë për qytetarin e plagosur, ndërkohë që nuk mori asnjë përgjigje.