Categories Lajme

“Kemi shtrënguar rripin sa s’ka më”, flet kreu i shoqatës së bareve dhe restoranteve

Enri Jahaj, i cili është kryetari i shoqatës së bareve dhe restoranteve ka folur lidhur me vendosjen e fashave të reja të orareve duke zbritu në orë 20: 30 nga 22:00 që ishte deri më  24 Dhjetori për të shmangur grumbullimet në baret dhe restorantet gjatë fetave të fundivit. Jahaj theksoi se ky venim nga qeveria, i ka gjetur të papërgatitur këto biznese duke që detyrojnë të largojnë klientët e tyre më herët dhe humbin kështu një vakt.

Ai u shpreh se shteti ka zgjedhur këtë orar pasi nuk do që të dëmshpërblejë bizneset për dëmet ekonomike që po kalojnë shkak i pandemisë. “Kufizimet e reja, janë një vendim jo normal s’ka një argument se përse ky orar 1 orë e gjysmë do të na shpëtojë nga virusi, nuk dimë t’i japim asnjë lloj zgjidhje dhe jemi të shokuar. Tani klientët duhet të largohen më herët, jemi në fazën që një vakt na ka humbur, si të mbylleshim në orë 6 ose në orën 3 do të ishte e njëjta gjë. Shteti me sa kuptojmë ka vendosur të na mbyllë në orë 8 e 30 që të mos na dëmshpërblejë diçka”, theksoi Jahaj. Kryetari i shoqatës së bareve dhe restoranteve theksoi se ky sektor është ndër më të goditurit që prej fillimit të pandemisë dhe se qeveria nuk po përdor politika lehtësuese për të përgjysmuar taksat apo të japi një paketë ndihmuese njësoj si vendet e tjera.

“Nëse ne do të merrnim një ndihmë nga shteti më mirë do le të mbylleshin fare, por le të vihej një metër për të gjithë. Në këtë pikë vetëm bar-restorantet janë bizneset më të kërcënuar dhe jo të tjerët. Jemi të goditur shumë ekonomikisht që nga marsi për pjesën turistike, deri më sot kemi shtrënguar rripin dhe jemi në pikën që çdo resurs tonin për të mbajtur në këmbë aktivitete, ndërsa sot jemi në gjendje që nuk i mbajmë dot sepse të ardhurat dhe xhiroja ditore janë të pamjaftueshme, personeli duhet shkurtuar, taksat janë po njësoj ne nuk na është përgjysmuar asgjë dhe s’ka asnjë ndihmë nga shteti si në vendet e tjera” theksoi kryetari i shoqatës së bareve dhe restoranteve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME