Lajme

‘Këndi Arkivor në Biblioteka’, Elsa Saka sot prezente në ambientet e bibliotekës Shevqet Musaraj në qytetin e Vlorës

Drejtoresha e Drejtorisë së Komunikimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave Elsa Saka ishte sot prezente në ambientet e bibliotekës Shevqet Musaraj në qytetin e Vlorës e shoqëruar edhe nga drejtoresha e kësaj biblioteke Elma Rama. Ajo foli mbi nismën më të fundit të institucionit që ajo përfaqëson në lidhje me nismën e quajtur ‘Këndi Arkivor në Biblioteka’.

Sipas Sakës kjo nismë erdhi si rrjedhojë e kërkesave të shumta të studiuesve të ndryshem shqiptarë dhe jo vetëm të cilët kërkonin të kishin akses mbi dokumente të ndryshme arkivore por që shpesh hasnin në vështirësi aksesimi të tyre për shkak të largësisë apo edhe problematikave të tjera.

Ndaj u krijua nisma në fjalë që sipas Sakës do të përfshijë të gjitha bashkitë e vendit, pra do të shtrihet në të gjitha bibliotekat e qyteteve të Shqipërisë por edhe të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut kudo ku jetojnë dhe ka shqiptarë. Ndërkohe sipas Sakës kjo nismë nuk është vetëm për studiuesit por për këdo që kërkon një informacion të caktuar qofshin këto studentë apo edhe qytetarë të thjeshtë.

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: