fbpx
Lajme

Kënga qytetare vlonjate vlerësohet me cmimin e parë të edicionit të 16 zhvilluar në Elbasan

Kënga qytetare vlonjate vlerësohet me cmimin e parë në Festivalin Tipologjik të Këngës Popullore Qytetare në Elbasan të organizuar nga Qendra Kombëtare e Veprimatrive Tradicionale. Pjesëmarrse në të gjitha edicionet qysh prej vitit 96 kënga qytetare vlonjate e vlerësuar ndër vite me cmime të dyta e të treta këtë herë vlerësohet me cmimin e parë duke sfiduar qytete si Shkodra e Korca të njohura për traditën e jashtëzakoshme në këngën popullore qytetare . Një sukses i merituar i një pune në grup artistësh të talentuar por mbi të gjitha me një dëshirë për të sfiduar vështirësitë që ofron situata që po kalojmë kënga qytetare vlonjate falë mbështetjes së Bashkisë Vlorë , Qëndrës së Artit dhe Kulturës Vlorë , dhe artistëve profesionistë të teatrit “Petro Marko “ Vlorë , erdhi në këtë edicion me një program ku spikati gërshetimi i bukur i këngëve të traditës që kanë për krijues emrat e mirënjohur të krijimtarisë popullore si , Reshat Osmani , Themistokli Mone , Haxhi Dalipi dhe së fundmi me krijimtarinë e re nga Artur Dhamo .

Në interpretimin e vazhduesve të traditës së mrekullueshme të trios vlonjate : Osmani , Doda , Thana nga këngëtarët Rovena Ibrahimi , Viktor Tahiraj dhe Drini Kanani shoqëruar nga formacioni orkestral me Sokol Toto klarinet , Albano kapllani violinë , Stefan Foto dajre , Istref Dobi bas ,Ardian Çifçi kitare , fisarmonikë dhe drejtues artistik Artur Dhamo ky cmim vjen si një kontribut modest në gjerdanin e artë të “ Këngës Qytetare Vlonjate “ stolisur nga krijimtaria dhe puna e pa lodhur e të gjithë artistëve popullor në vite , që e krijuan , ata që e përcollën në breza , dhe një mesazh për artistët e rinj për ta mbajtur gjallë këtë traditë me vlera qytetare .

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button