fbpx
Lajme

Këngëtar polifonie dhe infermier, ky është burri që humbi jetën në Fier

Personi që shihni në foto është Siri Runaj, 60-vjeçari që humbi jetën pasi ra nga kati i 7 i ballkonit. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 09:15 të mëngjesit në lagjen ‘Konferenca e Pezës’ në Fier. Runaj, me profesion infermier, ndërsa thuhet se ka rënë aksidentalisht nga ballkoni në rrethana ende të paqarta.

Runaj ishte një emër i njohur në Fier, pasi përveçse infermier, njihej edhe si këngëtar i polifonisë, ndërsa merrte pjesë edhe në festivale të ndryshme. Madje, në profilin e tij në ‘Facebook’ shihen edhe foto nga pjesëmarrja e 60-vjeçarit në Festivalin Folklorik të Polifonisë. Po ashtu viktima ka qenë edhe sekretar i degës së Kryqit të Kuq në Fier.

 

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button