fbpx
Lajme

Këngëtarja shqiptare publikon fotografinë dhe zbulon të vërtetën

Morena Taraku është folur jo pak për jetën private dhe shpesh ka ndikuar vetë ajo që njerëzit të ngrenë aludime rreth çështjeve të saj të zemrës. Mirëpo duket se tashmë ajo ka vendosur që të mos e lejojë më diçka të tillë dhe të tregohet shumë e hapur me ndjekësit.

Së fundmi këngëtarja ka ndarë në rrjete sociale një foto, në të cilën shihet duke mbajtur dorën tek barku i saj. Ndonjëherë njerëzit i përkthejnë të tilla foto si shenja të një shtatzënie, por Morena ka treguar se nuk bëhet fjalë për diçka të tillë. “Nuk jam shtatzënë, thjesht jam pa fjalë”, ka shkruar Morena përkrah fotos së saj. Ndërkohë kujtojmë se një muaj më parë ajo mori një dhuratë shumë romantike nga një person misterioz, i cili mendohet të jetë i dashuri i saj.

Këngëtarja ndau në Instagram një foto të një buqete gjigante me trëndafila të kuq, brenda të cilëve ishte formuar një zemër me trëndafila të bardhë. Më pas u kuptua se mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën është turk. Kjo pasi në një tjetër dhuratë për Morenën (një arush dhe tollumbace), ai kishte shkruar në turqisht “Të dua”.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button