Categories Lajme

Keni frikë nga riinfektimi? Mjeku publikon studimin: Dy ndër tre persona as nuk e kuptojnë fare

Shumë persona pavarësisht se e kanë kaluar koronavirusin kanë frikë nga riinfektimi. Por mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka lajme të mirë që i argumenton me publikimin e një studimi të fundit në këtë drejtim. Ai thotë se 2 persona ndër 3 të riinfektuar as nuk e kuptojnë fare.

“Mos iu frikëso rrugës së të vërtetës për shkak të mungesës së njerëzve që ecin në të.” Cit.: Robert Kennedy. Lajme të mira mbi reinfektimet miqtë e mi! Tashmë që një pjesë e rëndësishme e jona është infektuar nga SARS-CoV-2 pavarësisht përpjekjeve mbrojtëse, është krejtësisht e natyrshme të shqetësohemi mbi gjasat e reinfektimeve.

Që në origjinën e sëmundjes, duke qenë se bëhet fjalë për një virus të ri por të një familjeje të njohur, ishte e parashikueshme që reinfektimet do të ndodhnin por në shifra shumë të ulëta, duke iu nënshtruar parimit të përgjithshëm që imuniteti bllokues i infeksionit bie në afatshkurtër, por imuniteti që redukton rëndesën e sëmundjes është jetëgjatë.

Por, duke qenë se mjekësia bazohet mbi evidenca dhe evidencat kanë nevojë për kohën e tyre të prodhohen, në kohën ndërmjet u krijuan shqetësime edhe publike mbi shkallën e reinfektimit që u hiperbolizua pavarësisht nga masa e saj realisht minimale.

Tashmë kemi të dhëna të qarta që flasin në këtë drejtim. Fillimisht erdhën të dhëna nga Britania e Madhe dhe nga SHBA-ja, në kampione modeste por që flisnin qartë për riskun tejet të ulët. Por, së fundmi, është publikuar një studim madhor i ndjekjes se 43.044 personave që e kanë kaluar infeksionin në Katar.

Studiuesit e Universitetit Cornell (Katar), në bashkëpunim me kundrapalën amerikane të Universitetit Cornell (Neë York, SHBA) kryen një studim në shkallë kombëtare në një popullatë përfaqësuese: Fillimisht testuan 192.984 persona për zbulimin e antitrupave anti-SARS-CoV-2. Më pas, 43.044 persona me serologji pozitive u ndoqën në kohë (varion nga momenti i infektimit deri në fund të studimit).

Ndër 314 rastet e dyshuara për reinfektimi: 32 raste kishin evidencë të mirë për reinfektim (Ct ≤30) 97 raste kishin njëfarë evidence (Ct >30) 185 raste kishin evidencë të dobët. Pra, ka rëndësi të veçantë fakti që nuk mjafton një PCR (tampon) pozitive për të qenë të sigurt për reinfektimin, por nevojiten pikërisht edhe të dhëna të tjera, ku numri i cikleve të amplifikimit ka rëndësi thelbësore. Ndër personat me njëfarë evidence apo evidencë të mirë për reinfektim: 84 persona (66.6%) u zbuluan incidentalisht nëpërmjet kontrolleve depistues (nuk kishin asnjë ankesë). 34 persona (26.4%) u zbuluan përmes dyshimit klinik. 9 persona (7.0%) bënë kërkesë personale për testim. Pra, thënë shkurt 2 persona ndër 3 të reinfektuar as nuk e kuptojnë fare.

Të dhëna të tjera kyçe: 1 person ndër 43.044 u reinfektua dhe shfaqi formë të rëndë të COVID-19. 2 persona ndër 43.044 u reinfektuan dhe shfaqën forma të moderuara të COVID-19. Asnjë reinfektim nuk shfaqi formë kritike të COVID-19.

Asnjë reinfektim nuk përfundoi me vdekje. Incidenca e reinfektimeve në varësi të muajit të ndjekjes nuk tregoi prirje për rritje gjatë 7 muajve ndjekje pas testit të antitrupave pozitive. (Figura 3) Madje ndodhi e kundërta, incidenca bie me kalimin e kohës.

Përfundime të rëndësishme të studimit: Risku i reinfektimit është i rrallë: 1 ndër 1.000 për periudhën disa mujore pas testit të antitrupave pozitive. Nuk u gjet asnjë provë që personave me antitrupa t’iu dobësonte imuniteti mbrojtës me kalimin e kohës brenda 7 muajve të studimit. Shumica e reinfektimeve janë zbuluar thjesht rastësisht.

Asnjë vdekje nuk ndodhi në rastet e reinfektuara. Pra, miqtë e mi, besojini trupit tuaj dhe sistemit imunitar shumë më shumë se sa burimeve mediatike” shkruan Ilir Alimehmeti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME