
Kërcënohet me jetë flamur Buçpapaj, biznesmen dhe shkrimtar i njohur.
Dyshohet se Buçpapaj është kërcënuar për shkak të një prone nga shtetasi me iniciale E. D., në Vishnje të Tiranës. Pas denoncimit të kryer nga biznesmeni, autori i dyshuar është shoqëruar nga policia në ambientet e Komisatiatit nr 6 të kryeqytetit.
Zbulohet se Buçpapj prej 5 vitesh ndihej i kërcënuar nga autori në fjalë, për shkak të pronës. Vetë Buçpapaj gjatë një interviste për ‘Faxnews’ tha se tokën e ka blerë prej vitesh dhe se e ka dokumentacionin përkatës.
Ai tha se përveç jetës së tij, është kërcënuar me jetën e familjarëve, dhe se Dumi dhe të afërmit e tij vazhdimisht kanë vandalizuar pronën e tij.
Në komisariat, biznesmeni shoqërohet nga avokati i tij, i cili i bëri thirrje autoriteteve të marrin masa lidhur me këtë ngjarje, kjo pasi kërcënimet vazhdojnë prej vitesh dhe se klienti i tij nuk mund të dal i qetë nga shtëpia.
Njoftimi i policisë:
Sot me datë 21.08.2023, në Komisariatin e Policisë Nr. 6, është paraqitur shtetasi F. B., 65 vjeç, i cili ka kallëzuar se ka konflikt pronësie me shtetasin E. D., për një pronë të ndodhur në fshatin Vishnje, dhe ndihet i kërcënuar prej tij. Pas depozitimit të kallëzimit, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në komisariat shtetasin E. D. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.