Lajme

Kërcënohet me jetë ministri italian: Ke 3 shqiptarë pas qafe…

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini ka marrë një letër kërcënuese e cila ka mbërritur në zyrën e tij. Letra kërcënuese është publikuar nga Salvini në rrjetet sociale, ndërkohë që me një gramatikë të dobët, thuhet se pas tij qëndrojnë 3 shqiptarë që do e ekzekutojnë.

“Ke 3 shqiptarë pas qafe, do ekzekutohesh, je derr, gay”-thuhet në letër.

Duket se ministri italian e ka marrë me sportivitet kërcënimin, ku shton se po ecën përpara në punën e tij.

“Letër me kërcënime, me një gramatikë të dobët në italisht ka mbërritur në Ministrinë e Brendshme. Puthje e përqafime”, -shkruan Salvini në Twitter.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close