Categories Lajme

Kërceu me Putin në dasmë, ish-ministrja siguron vendin e punës në kompaninë ruse të naftës

Ish-ministres austriake të Çështjeve Evropiane dhe Integrimit, Karin Kneissl, e cila kërceu Vladimir Putin në dasmën e saj, i është dhënë një vend në bordin e drejtorëve për kompaninë ruse të naftës Rosneft, që kontrollohet nga shteti.

Në rrjet, në atë kohë, në 2018-ën, qarkulloi edhe fotoja e saj e vallëzimit me Putin që shkaktoi zemërim të hapur. Kjo histori ndodhi paralelisht me dëbimin e diplomatëve rusë pas helmimit të Sergei dhe Yulia Skripal në Salisbury. Pamjet u transmetuan ekskluzivisht nga transmetuesi shtetëror rus Russia Today.

Kneissl kishte kontaktin e saj të parë me Putinin gjatë kohës së saj si ministre e jashtme, një post për të cilin u ndihmua nga e djathta ekstreme FPÖ. Ajo nuk është zyrtarisht e lidhur me ndonjë parti.

Ajo do të bashkohet me Rosneft si një drejtoreshë e pavarur, tha kompania në një deklaratë të bërë pas mbledhjes së saj vjetore të aksionerëve të martën, pas emërimit të saj në mars.

Nuk dihet se sa do të fitojë Kneissl. Në detyrën e re, Kneissl i bashkohet ish-kancelarit gjerman Gerhard Schröder, i cili është kryetar i bordit të drejtorëve për Rosneft prej 2017-ës, me një pagë prej 493,366 Euro në vit, shkruan The Guardian.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME