
Është shtyrë sërish seanca për shqyrtimin e kërkesës së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili kërkon llogaritje të kohës së paraburgimit në gjykatën e Elbasanit. Shkak për këtë është bërë mungesa e prokurorit. Ai u denua me 5 vite burg, per per shkak te gjykimit te shkurtuar, eshte denuar me 3 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre.
Ish-ministri i Brendshëm u vu nën hetim nëntorin e vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën organizatën e vëllezërve Habilaj. Në përgjimet e kryera, emri i zotit Tahiri përmendej disa herë në bisedat mes trafikantëve. Prokuroria kërkoi me urgjencë arrestimin e tij, por shumica e majtë, refuzoi kërkesën duke pretenduar se ajo nuk kishte paraqitur asnjë prove. Në maj të vitit 2018, zoti Tahiri dha dorëheqjen nga mandati i deputetit. Menjëherë më pas prokuroria kërkoi sërish arrestimin e tij. Zoti Tahiri kaloi një periudhë të shkurtër në arrest shtëpie, derisa më pas Gjykata e Apelit lejoi hetimin e tij në gjendje të lirë, hetim i cili u mbyll në vitin 2019.
Tahiri apelon vendimin e shkallës së parë në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda. Ai kërkoi pafajësinë edhe për akuzën e shpërdorimit të detyrës, akuzë për të cilën Gjykata e dënoi me 3.4 vite shërbim prove.
Ujërat rrodhën dhe pas disa seancash gjyqësore, Tahiri nuk arriti dot të merrte pafajësinë e shumë-kërkuar në Apel. Vendimi i Gjykatës së Apelit e riktheu çështjen në pikën zero dhe ai rinisi përballjen me drejtësinë në Gjykatën e Posaçme, si i akuzuar për trafikun ndërkombëtar të drogës me grupin kriminal “Habilaj”.
Kështu më 4 shkurt të 2022 Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.