Categories Lajme

Kërkesa për dorëheqje, degët e PD në Tiranë mbështesin Lulzim Bashën

Teksa e gjithë vëmendja brenda PD-së është përqendruar tek rezultati i zgjedhjeve, ku kjo parti humbi, ka pasur edhe zëra që kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës.

Përmes një reagimi, Partia Demokratike e Tiranës është në krah të kryedemokratit, Lulzim Basha. “Të gjitha degët e kryeqytetit kanë marrë vendimin të bashkohen në betejën e nisur tashmë nga Basha dhe lidershipi i PD për të çmontuar qeverisjen e dalë nga vota e vjedhur, Rama-Doshi,”-shkruhet në reagime.

REAGIMI I PD TIRANË:

Partia Demokratike e Tiranës e gjitha në krah të Lulzim Bashës në betejën për të faktuar blerjen, vjedhjen dhe manipulimin e votave me 25 prill nga bandat e pushtetit. Të gjitha degët e kryeqytetit kanë marrë vendimin të bashkohen në betejën e nisur tashmë nga Basha dhe lidershipi i PD për të çmomtuar qeverisjen e dalë nga vota e vjedhur, Rama-Doshi.

Degët shprehen se “mbështesin fuqimisht kryetarin Lulzim Basha, në të gjitha hapat që do ndërmarrë për të çuar deri në fund betejën që do bëjë të mundur që Shqipëria të fitojë! Që vota dhe verdiktit i secilit të njihet e të vlerësohet. Degët e PD shprehen se kanë vendosur “të mbështesin kryetarin Basha në çdo betejë, me çdo kusht, me qëllim shporrjen e mafias në pushtet dhe mafias së pushtetit, që ka në krye Edi Ramën dhe shpurën e tij!”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME