Lajme

Kërkesa që vajza i bëri ministres të copëton zemrën, Ogerta rrëfen sekretin e familjes

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishte në emisionin “Ftesë në 5”, ku gjatë intervistës ka folur për marrëdhënien që ka me dy vajzat e saj.

Ogerta ka thënë se i duhet ta përdorë shpesh telefonin, por kjo gjë i mërzit të bijat, sidomos vajzën e vogël.

“Kam dy vajza që kanë nevojë për mua. Po tregoj një sekret të vogël. Vajza e vogël më tha që do t’i kërkoj Babagjyshit që të të thyhet telefoni. Kuptoj që duhet të isha më shumë prezente”, ka thënë Ogerta.

Megjithatë, ministrja ka treguar se koha që kalon me vajzat është cilësore. Gjithashtu, ajo ka thënë se i pëlqen shumë të gatuaj, sidomos pjatat italiane.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button