Lajme

Kërkesat e banorëve të Lungo Mares pranë 7 Pallateve Vlorë

Banorët e bllokut të banesave pranë 7 Pallateve në Lungo Mare u mblodhën sot të shqetësuar nga indiferentizmi i Bashkisë së Vlorës për kërkesat e tyre për rregullimin e infrastrukturës së lagjes. Për 6 muaj rresht, banorët kanë shprehur shqetësimin dhe kërkesën e tyre për urbanizimin e lagjes nëpërmjet peticionit, takimeve me pushtetarët vendimmarrës dhe lobimeve. Ata kanë marrë shumë premtime gjatë gjithë kësaj kohe ndërsa konkretizimi është zero deri në këtë moment. Peticioni i banorëve u regjistrua në Këshillin Bashkiak dhe u vlerësua si legjitim së bashku me ndjesën e vendimmarrësve për shërbimin e munguar.

Gjithashtu edhe Zyra e Kryeministrit shprehu mbështetjen për të drejtën e banorëve të kësaj lagjie. Edhe vet Kryetari i Bashkisë është prononcuar zyrtarisht me një përgjigje për të realizuar kërkesat e banorëve. Kryetarja e Këshillit Bashkiak na premtoi që do ta fuste ne projekt buxhetin e vitit 2021 dhe Zyra e Urbanistikës së Bashkisë na kishte premtuar që do ta përfundonte hartimin e projektit brenda muajit janar, por as kjo nuk ka ndodhur.

Në këto rrethana, banorët të mërzitur, të zhgënjyer, të papërfillur dhe të lënë mbas dore, u mblodhën së bashku, diskutuan dhe vendosën që të shkojnë dhe të protestojnë përpara Bashkisë për të drejtat e tyre legjitime derisa ata t’i realizojnë ato. Aktiviteti u organizua nga Të Rinjtë për Ndryshim në kuadër të projektit “Urbanizimi i Lagjes” me mbështetjen financiare të LevizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close