Blerim Troca, nga Dibra është arrestuar nga policia pasi prej dhjetë vitesh kërkohet nga Interpoli. Ai është arrestuar në Shijak ku qëndronte i fshehur prej dhjetë vitesh.
Troca ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar nga gjykata e Santa Maria në Itali për “marrëdhënie me dhunë me të mitur”. Tashmë pritet të nisin procedurat për ekstradimin e tij drejt shtetit italian, ku do të vuajë dënimin e vendosur nga togat e zeza në Itali.