Lajme

Kërkohej në Itali për trafik droge, arrestohet në Tiranë 29-vjeçari

Policia e Tiranës ka arrestuar një 29-vjeçar të shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për trafik droge.

Në pranga ka përfunduar shtetasi me inicialet J. Gj., banues në kryeqytet, ndaj të cilit autoritetet gjyqësore në Savona kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Ndërkohë Interpol Tirana po vijon punën me autoritetet italiane për të bërë të mundur ekstradimin e të riut.

Njoftimi i policisë Tiranë: Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar “Savona”.

Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi narkotikët”.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit: J. Gj., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Savona, Itali, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close