Lajme

Kërkohej në Suedi, arrestohet 30-vjeçari në Muriqan

Një 30-vjeçar është arretsuar nga policia në Muriqan, për llogari të drejtësië suedeze. Në pranga është vënë Bindi Agolli , 30 vjeç,  banues në Kosovë.

I nriu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Jonkoping/Suedi, me vendimin e datës 29.04.2021, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vite e 4 muaj burgim, për veprat penale “Mashtrimi”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Vjedhja” dhe “Shkelja e ligjit për narkotikët”.

Njoftimi i policisë: Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shërbimet e PKK Muriqan, si rezultat i kontrolleve të shtuara, me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Suedisë, të shtetasit: Bindi Agolli , 30 vjeç,  banues në Kosovë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Jonkoping/Suedi, me vendimin e datës 29.04.2021, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vite e 4 muaj burgim, për veprat penale “Mashtrimi”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Vjedhja” dhe “Shkelja e ligjit për narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal i Suedisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, me qëllim ekstradimi në shtetin suedez.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close