Categories Bota, Lajme

Kërkoi që ti pastronte nga corona dhe i lan paratë në lavatriçe, i riu pëson humbje të konsiderueshme

Larja e parave nuk është ide e mirë, siç e ka zbuluar një korenao-jugor, por ka futur paratë në rrobalarëse për t’i pastruar ato nga koronavirusi. Zyrtarët thonë se humbjet ishin të konsiderueshme, shkruan agjencia AP. Personi që jeton në qytetin Ansan, në afërsi të Seoulit, ka vendosur një grumbull të valutave 50 won (42mijë dollarë) në rrobalarëse më herët këtë vit. Disa nga paratë kishin pësuar dëmtime serioze dhe personi ka kontaktuar Bankën e Koresë për të zbuluar nëse mund t’i shkëmbejë me para të reja.

Sipas rregullave të bankës për shkëmbim të parave, personit i janë dhënë para të reja në vlerë 23 milionë won (19.320 dollarë), ka njoftuar Banka e Koresë.

Zyrtarja e bankës, Seo Jee Woun, ka treguar se numri i bankënotave 50 mijë won që banka i ka shkëmbyer me gjysmë-vlere ishte 507. Ajo ka thënë se banka nuk ka llogaritur numrin e bankënotave që nuk ka mundur t’i shkëmbejë për shkak të dëmeve të mëdha. Ajo ka thënë se zyrtarët e bankës nuk e dinë se sa bankënota ishte munduar të lante personi. Por ka treguar se humbja ishte e konsiderueshme. Personi është identifikuar vetëm me mbiemrin Eom.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME