Lajme

“Kërkoj drejtësi për burrit tim, u hodh baltë mbi të”, 59-vjeçarin e zuri kamioni poshtë, bashkëshortja akuza: U manipuluan provat! Punonte në të zezë

Bashkëshortja e 59-vjeçarit, Ferdi Metushi, i cili humbi jetën në një pikë të grumbullimit të inerteve, ka kërkuar drejtësi për vdekjen e tij.

Mbarime Metushi ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë që të zbardhet e vërteta, teksa deklaroi se provat janë manipuluar.

Ajo deklaroi se bashkëshorti i saj, i cili ndërroi jetën në orët e para të mëngjesit të 19 prillit pasi e zuri kamioni poshtë teksa po shkarkonte një ngarkesë, punonte në të zezë. Ndërsa sipas saj, pas vdekjes së tij kompania ka deklaruar se ishte i siguruar.

Mbarime Metushi tha se kërkon drejtësi për gjakun e burrit të saj dhe të zbardhet e vërteta.

Kam ardhur këtu për ti bërë thirrje Prokurorit, Ministrit të Drejtësisë për të drejtën e burrit tim, përse u vra. Kemi dëgjuar se janë thënë deklarata të ndryshme, seç ka qenë realiteti. Më ka rënduar më shumë se sa vdekja e burrit. Më ka mërzitur jashtë mase, kërkoj drejtësi.

Burri im punonte një pjesë të javës gjatë ditës dhe më pas natën. Ishte i pasiguruar. Në një kohë kur më iku burri dëgjoj pronarin që më thotë, ka qenë i siguruar. Sigurimi i tij është bërë pas vdekjes, në kohën kur ka bërë aksidentin ka qenë defekt leva e marshit.

Ditën e aksidentit, kur është sekuestruar mjeti leva e marshit ka qenë e prishur. Ai ka qenë duke shkarkuar dhe për shkak të defektit të levës së marshit, e ka tërhequr ngarkesa dhe e ka zënë poshtë makinës.

S’na kanë lajmëruar, njoftimin e kemi marrë pasi burri shkoi në morg rreth orës 6 të mëngjesit, jemi të indinjuar, përse e kanë bërë këtë. Pasi familjarët e mi kanë bërë verifikimin e shkakut të aksidentit, është bërë ndërhyrje tek kjo makinë, si frena apo leva e marshit. Kërkoj drejtësi për gjakun e burrit tim.

Pronari gjithmonë ia vononte lekët, gjithmonë i merrte në dorë. Janë manipuluar provat, mendja më shkon tek personat që preken drejt për drejt. Të zbardhet e vërteta, përse iku, ai ishte specialist. Vetëm heshtje ka pasur, dhimbje. S’jemi marrë në pyetje, vetëm ditën e kallëzimit.

Unë zihesha gjithmonë me burrin kur e nisja në punë natën, se thuhet se nuk punohet natën. Burri im ka punuar natën atje dhe në kohën kur ka punuar, ka vajtur policia i ka kapur, burrin tim jo se ishte në shkarkim dhe nuk e kishin kapur por ka kapur shokët e tjerë që i morën brenda dhe i mbajtën rreth 24 orë dhe i nxorën. Se nuk lejohej të për të marrë inerte në lumin e Vjosës.

Edhe pas vdekjes së burrit vazhdon puna me fakte që punohet edhe këto dy ditët e fundit. Po ende vazhdon shfrytëzohet lumi i Vjosës. Pse të hidhet baltë mbi dinjitetin e punën e burrit tim, mbi djersën dhe gjakun që punonte. Më ka lënë me kredi, në mes të katër rrugëve dhe me fëmijë të pamartuar. Kërkoj drejtësi”,

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close