Categories Lajme

Kërkon zgjedhje të reja, zbardhen kërkesat: Nga votat e pavlefshme te pajisja elektronike

Partia Demokratike ka dorëzuar sot në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve kërkesën me pretendimet për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve dhe përsëritjen e tyre në 9 qarqe. Pas depozitimit të kërkesës tashmë është bërë zbardhja e pretendimeve të Partisë Demokratike.

Në qarkun Fier, PD pretendon se beteja për mandatin e fundit mes PD dhe PS ka qenë vetëm 6545 vota, numër ky më i vogël se numri i votave të shpallura të pavlefshme në këtë qark që sipas PD ka qenë 2830 vota më shumë se diferenca. PD akuzon PS për blerje votash përdorim të personave me precedentë kriminalë në fushatë duke u ndalur edhe në emra konkretë.

Selia blu ngre akuza se janë konstatuar disa raste të dhënies së ndihmave ushqimore për familjet në nevojë për qëllime zgjedhore, ndërsa shton se të gjitha nivelet e administratës qendrore dhe vendore janë vendosur në shërbim të fushatës elektorale për partinë në pushtet.

Demokratët thonë se në periudhën parazgjedhore është rritur ndjeshëm punësimin në sektorin publik, kjo për qëllime elektorale, në këmbim të premtimit për të votuar PS në zgjedhjet e 25 prillit. Një tjetër pikë që denoncohet nga PD është dhënia e lejeve të legalizimeve apo ndërtimeve gjatë fushatës zgjedhore.

PD ka përfshirë në dosjen ankimore të depozituar në KQZ edhe publikimin e të dhënave personale të qytetarëve që sipas saj përdoreshin nga PS për të shantazhuar qytetarët për votën. Ndalimi i votës së emigrantëve dhe personave të infektuar me COVID përmenden nga PD si shkelje të qeverisë  e cila ka penguar qytetarët të shprehin vullnetin e tyre më 25 Prill në mënyrë diskriminuese.

Ndërkohë numri i madh i fletëve të pavlefshme të shpallura gjatë procesit të numërimit konsiderohet nga Partia Demokratike si shkelje pasi sipas saj qytetarëve iu la në dispozicion një kohë e shkurtër nga dita e votimit të mësoheshin me të. Tjetër pikë e konsideruar shkelje nga PD është ndalimi i kandidatëve (përveç kryetarëve të partive) të kandidojnë për deputet në më shumë se një qark. Kjo sipas PD përbën shkelje të së drejtës së kandidimit në kushte të barabarta.

PD ngre pretendimin se më 25 Prill, pajisja elektronike e vënë në përdorim për herë të parë në një proces zgjedhor në Shqipëri jo vetëm që nuk e penguar votimin më shumë se njëherë por e ka lehtësuar atë. Sipas PD kjo pajisje pranonte shenjën e gishtërinjve të personave të tjerë pavarësisht mjetit të identifikimit që ata kishin paraqitur.

Mes qarqeve që kërkohet rivotim përpos Durrësit, Tiranës, Elbasanit, Fierit, Beratit, Gjirokastrës, Korçës dhe Vlorës është edhe Kukësi, që PD e ka fituar në 25 Prill. PD pretendon se në 9 këto qarqe procesi zgjedhor nuk ka qenë i drejtë dhe vullneti i qytetarëve është deformuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME