Është refuzuar sot nga Gjykata për Krimet e Rënda kërkesa për lirimin nga “arresti shtëpiak” për dy ish-deputetët Arben Ndoka dhe Arben Cuko.
Kujtojmë që këta të fundit u ndaluan nga policia në tetor të vitit 2018, gjatë operacionit “Volvo 4”.
Ndoka është i dyshuar për disa vepra penale mes të cilave “tjetërsim pronash” dhe “falsifikim dokumentesh”, ndërsa Çuko akuzohet për “korrupsion”.