Lajme

Këshilli i BE miratoi liberalizimin e vizave për Kosovën, Rama: Hap i vonuar! BE po heq nga vetja njollën e turpit

Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian miratoi sot në lexim të parë vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ky veprim u përshëndet nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili thotë se ky është një hap i vonuar padrejtësisht.

“Një hap i vonuar padrejtësisht me vite u hodh sot nga BE-ja, e cila më në fund po e heq nga vetja njollën e turpit të trajtimit të Kosovës si të ishte një vend jashtë Europës!

Urime jo vetëm Kosovës, po edhe Bashkimit Europian”,  shkruan Rama.

Sipas këtij vendimi, data e nisjes së liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës do të jetë koha kur të jetë tërësisht funksional sistemi i autorizimit dhe verifikimit të udhëtimeve (ETIAS), apo jo më vonë se 1 janari i vitit 2024.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close