Categories Lajme

Këshilli i Ministrave “hap thesin” për Bashkësitë Fetare

Ditën e djeshme Këshilli i Ministrave miratoi buxhetin për ndarjen e fondeve të Bashkësive Fetare në vendin tonë. Paratë do të derdhen në llogaritë bankare të komuniteteve  dhe do të shërbejnë për të mbuluar pagat e punonjësve të administratës në këto bashkësi. Ndarja e fondit 109 milion lekë është si më poshtë:

  1. a) Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përfiton shumën 31 824 000 (tridhjetë e një milionë e tetëqind e njëzet e katër mijë) lekë, të ndarë në:

11 544 000 (njëmbëdhjetë milionë e pesëqind e dyzet e katër mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 74 (shtatëdhjetë e katër) punonjës të administratës; 20 280 000 (njëzet milionë e dyqind e tetëdhjetë mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 130 (njëqind e tridhjetë) punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

  1. b) Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përfiton shumën 25 740 000 (njëzet e pesë milionë e shtatëqind e dyzet mijë) lekë, të ndarë në:20 592 000 (njëzet milionë e pesëqind e nëntëdhjetë e dy mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 132 (njëqind e tridhjetë e dy) punonjës të administratës;5 148 000 (pesë milionë e njëqind e dyzet e tetë mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 33 (tridhjetë e tre) punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.
  1. c) Kisha Katolike në Shqipëri përfiton shumën 25 740 000 (njëzet e pesë milionë e shtatëqind e dyzet mijë) lekë, të ndarë në: 6 240 000 (gjashtë milionë e dyqind e dyzet mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 40 (dyzet) punonjës të administratës;

19 500 000 (nëntëmbëdhjetë milionë e pesëqind mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 125 (njëqind e njëzet e pesë) punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

ç) Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton shumën 25 696 000 (njëzet e pesë milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e gjashtë mijë) lekë, të ndarë në: 4 056 000 (katër milionë e pesëdhjetë e gjashtë mijë) lekë, për financimin deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore për 26 (njëzet e gjashtë) punonjës të administratës; 14 640 000 ( katërmbëdhjetë milionë e gjashtëqind e dyzet mijë) lekë, për ndërtimin e Teqesë së Elbasanit;

iii. 7 000 000 (shtatë milionë) lekë, për shkak të pozitës së veçantë, si Kryegjyshatë Botërore, me qendër në Tiranë, dhe të shtrirjes së veprimtarisë së saj jashtë vendit. Shuma do të përdoret për të mbuluar plotësisht ose pjesërisht kërkesë-preventivat e paraqitura prej saj në kërkesën e vitit 2020, sipas dokumentacionit financiar të paraqitur. Kalimi i fondit të përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, të bëhet njëherësh, brenda muajit qershor të vitit 2020. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Komiteti Shtetëror për Kultet për zbatimin e këtij vendimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME