Categories Lajme

Këshilltari i Metës: Kuvendi ndryshoi datën e urdhrit të Ruçit për të manipuluar Kushtetuesen

Këshilltari ligjor i Presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj, ka denoncuar publikisht disa shkelje sipas tij të Kuvendit në përcaktimin e rendit të ditës në seancën për shkarkimin e Metës.

Sipas Dervishajt, Kuvendi ka ndryshuar urdhrin e kryetarit të Kuvendit në atë kohë, Gramoz Ruçi, duke vendosur datën 5 maj të përcaktimit të rendit të ditës për të legjitimuar seancën e 7 majit.

Sipas Dervishajt, rendi i ditës është caktuar në datë 6 maj, por në shkresën që Kuvendi i ka çuar Kushtetueses e ka ndryshuar datën duke e bërë atë 5 maj në mënyrë që të përmbushë kushtin për caktimin jo më vonë se në 48 orët e fundit.

“Në qëndrimet që i kemi dorëzuar Gjykatës Kushtetuese që prej datës 1 korrik 2021 dhe ato më vonë 1 shkurt dhe 3 shkurt 2022 kur janë zhvilluar seancat e shkuara kemi parashtruar se përveç shkeljeve të Kuvendit një prej tyre të konstatuara dhe të pretenduara nga ana jonë ishte edhe fakti që në datën 7 Maj 2021 kur u zhvilluar seanca plenare për miratimin e ngritjes së Komisionit Hetimor Kuvendi kishte konsumuar edhe tre shkelje. Shkelja e parë kishte të bënte me përcaktimin e rendit të ditës. Rendi i ditës ishte caktuar nga Ruçi në datën 6 maj për datën 7 maj. Punës së çështjeve të Komisionit, Kuvendi po thirrej në seancë plenare për më pak se 24 orë. Në rendin e ditës nuk kishte 2 çështje por 1.

Seanca plenare të nesërmen mori dy vendime. Duhet të kishte dy çështje në rendin e ditës dhe jo një. Referuar rregullores nuk kishte as kërkesë dhe as vendim nga Kuvendi për shtesa në rendin e ditës, Kur në mënyrë të zgjeruar na erdhi radha ne të bënim parashtrimet tona, menjëherë aktivizohet të nesërmen në 4 shkurt 2022 dhe depozitohen në Gjykatën Kushtetuese si provë shtesë. Kjo është shkresa e Gjykatës Kushtetuese që sipas rregullit depoziton në presidencë aktet që Kuvendi i kishte sjellë sapo u zhvillua seanca e datës 3.

Sipas urdhrit që Kuvendi i vendosi në dispozicion në datë 4 shkurt Gjykatës Kushtetuese është referuar seanca në datë 5, 05, 2021. Sapo u vumë në dijeni të premten për kërkesën dhe provat shtesë, nuk ia kërkoi Gjykata Kushtetuese Kuvendit por vetë ai ia çoi gjykatës.

Bëjmë një krahasim me urdhrin që Kuvendi ka depozituar në faqen e tij që prej Majit 2021. Në urdhrin 19 nuk është data 05.05 por 06.05.2021. Përse bëhet kjo?! A mos lidhet kjo me rrëzimin e një nga shkeljet ku përcaktohet se urdhri për rendin e ditës bëhet jo më vonë se 48 orë. Ndryshimet aty të çojnë. Askund tjetër. Ne vijuam verifikimin me përmbajtjen e urdhrit. Nuk kishte dallim vetëm këtu”, tha Dervishaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME