Ditën e sotme pritet të mbahet seanca për ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ku do të jepet vendimi nga Gjykata. Ky i fundit ka qenë i përpikët, duke u paraqitur pak para nisjes në ambientet e Gjykates se Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Kr imit të organizuar, ku seanca është parashikuar që të nisë në orën 09:30.
Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për ‘BalkanWeb’ pamjet nga mbërritja e Tahirit në Gjykatë, teksa shoqërohet nga avokati i tij, Maks Haxhia.
I buzëqeshur, Tahiri nuk i ka kursyer batutat me një nga operatorët që po e filmonte, pasi ky i fundit po humbiste ekuilibrin. Siç dëgjohet në video, operatori shprehet se: Ka ekuilibra, ndërkohë që Tahiri iu përgjigj me humor se; Kështu e hanë të gjithë.