Lajme

Këta janë 4 vogëlushët që humbën jetën pasi ranë në liqenin e ngrirë në Britani

Katër fëmijët që ranë në liqenin e akullt në Britaninë e Madhe humbën jetën si shkak i mbytjes, sipas raportit mjeko-ligjor që është publikuar së fundmi.

Samuel Butler, gjashtë vjeç dhe Finlay Butler, tetë vjeç humbën jetën bashkë me kushëririn e tyre Thomas Stewart, 11 vjeç dhe 10-vjeçarin Jack Johnson, në një park në Solihull, West Midlands, të dielën e kaluar.

Të dielën pasdite u mbajt edhe një meshë në kujtim të vogëlushëve për të cilët u mblodhën qindra qytetarë. Ditën e sotme u konfirmua po ashtu se të katër fëmijët vdiqën nga mbytja.

Prindërit e Sam, Fin dhe Thomas falënderuan banorët e zonës për mbështetjen që u treguan pas ngjarjes së rëndë të javës që shkoi.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close