Categories Lajme

Këta janë dy të rinjtë që ndërruan jetë te “Rruga e Kombit”

Shpëtim Manaj dhe Klisman Uka janë dy të rinjtë nga Kukësi, që humbën jetën pasditen e sotme në aksidentin tragjik te “Rruga e Kombit”. Manaj është personi i parë, që humbi jetën nga ky aksident i tmerrshëm dhe trupi i tij ‘fluturoi’ jashtë makinës.

Ndërsa, Klisman Uka, pavarësisht se u dërgua me helicopter drejt Tiranës, nuk arriti që të mbijetonte. I treti që ndodhej brenda automjetit të llojit “Golf”, që doli nga rruga është Samet Elezi. Ky i fundi ishte personi që po drejtonte makinën dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme. Mjeti i llojit “Golf”, doli nga rruga në autostradën Kalimash-Morinë, pjesë e “Rrugës së Kombit”, në vendin e quajtur “Shkodra Beton” dhe u përbmys.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME