
Në Shkodër, një incident ka ndodhur në ceremoninë që përkujton 77- vjetorin e kryengritjes antikomuniste të Postribës.
Gjatë ceremonisë përkujtimore, një nga të pranishmit që i kishin pushkatuar gjyshin, mori kurorat me lule duke i hedhur në rrugë, në shenjë revolte.
Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci, nuk mbajti asnjë fjalim të rastit dhe nuk iu përgjigj gazetarëve.
“Këta më vranë gjyshin, pse kanë ardhur sot këtu?” dëgjohet duke thënë qytetari. TPZ