Categories Lajme

“Ki besim te unë” – I riu nga Kosova “i fiton zemrën” 64 vjeçares dhe i zhvat 135 mijë euro

Një 64-vjeçare e cila menaxhon pasuritë e djemve të saj si minihotele, thotë se u mashtrua nga një i ri, që u shfaq si klient i rregullt dhe me shumë para.

E moshuara e mbajti të riun që jetonte në Zvicër me origjinë nga Kosova për disa muaj në hotel, dhe i riu i kishte hyrë aq në zemër sa u kujdes për të edhe kur u i nfektua nga Covid- 19.

Çështja e denoncuar pranë drejtorisë vendore të Tiranës dhe konkretisht pranë seksionit për hetimin e krimit ekonomiko financiar tregon se të moshuarës iu zhvatën plot 135 mijë euro, që herë pas here ajo i tërhiqte nga llogaritë bankare e bindur se një ditë do t’i ktheheshin.

Burimet treguan se e dëmtuara me inicialet M.C, kishte një shumë të konsiderueshme të ardhurash dhe një llogari që e vendosi nga shitja e shtëpisë private në Tiranë.

Sakaq gruaja po shfrytëzonte si minihotel me qira ditore dhe mujore një objekt tjetër duke e administruar atë. “Në këtë banesë erdhi një klient me inicialet e emrit Q.K , i ditëlindjes 1992 – nis rrëfimin e moshuara.

Më ka thënë që jetonte në Zvicër. Duke nisur nga koha e gjatë që qëndroi u miqësova me të dhe krijuam lidhje familjare, miqësi të ngushtë familjare. E respektoja”, thekson më tej 64 vjeçarja të cilën e priste një surprizë shumë e hidhur dhe një nga mashtrimet më të mëdha të jetës.

E moshuara nisi të frekuentohet familjarisht me djaloshin, duke dalë për dreka dhe darka e duke u njohur madje edhe me nusen e klientit e cila ishte shtatzënë.

“Më tha se ishte prekur nga covidi dhe për të mos e lënë në prezencë të personave të tjerë e izolova në shtëpinë time ku e lashë të jetojë i izoluar dhe mos të kontaktonte me askënd. Këtij personi i kisha thënë që kisha vlera monetare nga shitja e shtëpisë dhe më kërkoi në formë borxhi 50 mijë euro”.

Gruaja kujton se me muajt që kishte kaluar dhe njohjen e madhe që pati midis tyre, kishte besim të jashtëzakonshëm tek ai. Dhe nuk pati asnjë lëkundje kur i riu e garantoi se punë ditësh sapo t’ia zhbllokonin pasuritë do ja kthente Natyrisht që ai i përmendi mirënjohjen.

“Ja dhashë menjëherë, shkova në bankë i tërhoqa dhe ja dhashë , nisur nga besimi i madh tek ai. Më pas Q. K duke u ankuar për andrallat që I kishin hapur në Zvicër kërkoi 30 mijë euro, 28 mijë euro, 20 mijë euro.

Nuk llogaris shumat e vogla që i dhashë prej 6 mijë euro, 400 euro, 500 euro”.

Duke numëruar faturat e moshuara i thotë policisë sipas burimeve se në total ajo i besoi të riut plot 135 mijë euro. Krisjet mes dy miqve nisën kur e moshuara ka nisur të pyesë se kur do ja kthejë borxhet

“Filloi të më mashtrojë, fliste në telefon me një person që e quante drejtori i bankës në Zvicër. Premtoi se do mi kthente të gjitha së bashku në një dorë, paratë e mia dhe të fëmijëve, se së shpejti do i hapej llogaria bankare dhe ndërkohë qëndronte në shtëpinë time.

Më përsëriste të isha e qetë se do ti merrja paratë e mia dhe se nuk ishte mashtrues”. Duke nënvizuar vazhdimisht në kallwzimin e saj se vijonte të kishte besim tek djali i ri, e moshuara kujton se i hyri aq për zemër djali nga Kosova saqë në një rast ftoi edhe nënën e tij për vizitë në Tiranë.

“Ne takoheshim familjarisht dhe vazhdojmw me miqësinë familjare, ndaj nuk preferoj që në këtë çështje të përfshihen anëtarët e tjerë. Kërkoj kthimin e parave dhe asgjë tjetër” këmbëngul gruaja në polici.

Burimet thanë se kanë tërhequr si prova faturat nga bankat ku gruaja shfaqet së bashku me djaloshin e ri, i cili me kërkimet e policisë aktualisht rezulton me telefon të fikur dhe nuk dihet se ku fshihet.

Policia ka sekuestruar bisedat në telefon mes gruas dhe të riut, ku ajo i lutet për paratë dhe ai e qetëson: ki besim tek unë.Kosovarja

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME