Categories Lajme

Kim Jong ndalon muzikën dhe stilet e flokëve që ai nuk pëlqen

Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka urdhëruar zyrtarët e ushtrisë që të heqin stilet e flokëve dhe muzikën që ai nuk pëlqen dhe që përdoret mes adoleshentëve të vendit. Diktatori ka deklaruar para zyrtarëve të Ligës së të Rinjve që të shikojnë me përparësi “fjalimet, stilet e flokëve dhe veshjet e të rinjve dhe të marrin shënime për çdo ndryshim psikologjik apo aktivitet jonormal”.

Në media raportohet se njerëzit në Korenë e Veriut janë të detyruar që të zgjedhin mes një liste të aprovuar nga qeveria për të stiluar flokët. Kjo ka ndodhur si përpjekje për të mos futur në vend trendet perëndimore.

Por së fundmi, diktatori koreanoverior ka marrë një fushatë për të luftuar sërish influencën e vendeve të tjera, të cilat ai i konsideron si k ërcënim për regjimin e tij. Në një letër të publikuar nga media shtetërore e Koresë së Veriut ai shkruante se rruga që po bën Kina dhe Koreja e Jugut përmes modës po kthehet në një kërcënim serioz në Korenë e Veriut.

Ai apelonte që adoleshentët të përgatiteshin sa më herët për shërbimin ushtarak.
Ky vendim vjen pasi diktatori d ënoi me v dekje një zyrtar i cili kishte blerë disa pajisje të lira për një spital. Sipas asaj që shkruajnë mediat, Kim dënoi zv/ministrin e Punëve të Jashtme pasi kishte importuar disa pajisje nga Kina, ndërkohë që ai vetë ka insistuar që pajisjet që do të përdoren në Spitalin e Përgjithshëm të Pyongyand të merren nga Europa.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME