Kim Jong, lideri i Koresë së Veriut ka deklaruar së fundmi se situata e pandemisë do të përballohet në stilin e tyre. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Kim Jong ka urdhëruar zyrtarët e shtetit që të zbatojnë një fushatë të rreptë për parandalimin e pandemisë. “Duhet ta mbani në mend se forcimi i parandalimit të epidemisë është detyrë e rëndësisë më të madhe, e cila nuk duhet të dobësohet në asnjë çast”, tha ai një ditë më parë.
Në fjalën e tij, Kim Jong tha se qytetarët duhet të përgatiten për masa të rrepta anti- Covid, përfshirë edhe mbylljen e kufijëve të shtetit. Kim Jong vazhdon me këto masa të rrepta, ndonëse vendi po përballet me vështirësi të theksuara në ushqim. Ndërkohë kujtojmë se Koreja e Veriut para disa ditësh refuzoi 3 milionë doza vaksinë anti- Covid nga Covax.