Categories Lajme

Kim: Kam disa opsione në tryezë për ata që cenojnë integritetin e zgjedhjeve!

Yuri Kim Ambasadorja e SHBA-ve,  e ka bërë të qartë që në tryezën e saj ekziston një plan masash, që do të ndërmerren ndaj personave që përpiqen që të minojnë integritetin e procesit zgjedhor të 25 prillit.

E ftuar në emisionin “Përballë” me Lutfi Dervishin, Kim theksoi se për SHBA-në ndërhyrja në zgjedhje është diçka shumë e rëndë, ndërsa shtoi se Amerika kërkon një aleate të fortë. “Është koha për të vendosur se çfarë vendi do të jetë Shqipëria”, përfundoi Kim.

Pyetje: Thatë ritheksoj se do t’i kërkojmë llogari udhëheqësve. Do të ndërmarrim veprimet e duhura ndaj atyre që pranojnë ose nxisin dhunë, pranojnë ose nxisin shkeljen e ligjeve zgjedhore dhe standardeve ndërkombëtare dhe që përndryshe përpiqen të minojnë integritetin dhe besimin te procesi zgjedhor dhe rezultatet e tij. Keni një plan në tryezë?

Kim: Kemi disa opsione, por nuk i diskutoj në publik. Mendoj që njerëzit e kuptojnë që për SHBA kjo është një diçka serioze. Mendoj që Presidenti Biden dhe sekretari Blinken e kanë bërë shumë të qartë rëndësinë qendrore të sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe forcimit të demokracisë kudo në botë.  

Nuk e bëjmë sepse është diçka e këndshme, nuk është bamirësi, por se është në interesin kombëtar të SHBA që të ketë aleatë të fortë, të aftë dhe të begatë. Duam të sigurohemi që Shqipëria si aleate e NATO-s është e fortë se ne besojmë te ju siç besoni ju tek ne. Kjo është ajo që mendojmë ndërsa shohim këtë 30-vjetor dhe ndërsa ecim drejtë zgjedhjeve, është koha për të vendosur se çfarë vendi do të jetë Shqipëria.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME