Lajme

Kim mesazh gazetarëve: Kërkoni të vërtetën, ju mund ta bëni Shqipërinë një vend më të mirë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim ka marrë pjesë sot në ceremoninë e diplomimit të studentëve të vitit të 5-të të Laboratorit të Gazetarisë Investiguese, projekt i selisë diplomatike amerikane. Kim i ka inkurajuar gazetarët, duke u përcjellë këtyre të fundit mesazhit se gjithnjë duhet të kërkojnë për të vërtetën.

“Sot, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim dhe Shefi i Marrëdhënieve me Publikun Brian Beckmann, morën pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve të vitit të 5-të të Laboratorit të Gazetarisë Investiguese, i cili menaxhohet nga Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore.

Ambasadorja Kim u tha studentëve, “unë shpresoj që ju do të përpiqeni për të zbuluar të vërtetat të cilat ju e dini se ekzistojnë por ende nuk kanë dalë në dritë. Kërkoni të vërtetën.mregojeni atë në mënyrë të qartë, në mënyrë transparente, dhe përçojani popullit shqiptar. Ndihmoni të mbani qeverinë, institucionet dhe shoqërinë të përgjegjshme.

Sepse, përmes këtyre veprimeve, ju do të punoni për t’a bërë Shqipërinë një vend më të mirë. Po, ju, përmes punës suaj, mund ta bëni Shqipërinë një vend më të mirë për të jetuar, për të punuar dhe për të mësuar”, thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: