Categories Lajme

Kim takon ministren në largim: SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm drejtësinë e re

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Etilda Gjonajn, e cila pas pak ditësh do të dorëzojë postin te Ulsi Manja, i cili do të drejtojë ministrinë e Drejtësisë në qeverinë “Rama 3”. Shefja e diplomacisë amerikane në Tiranë e vlerëson Gjonajn për punën e saj, veçanërisht në pjesën e reformës në sistemin e drejtësisë, ku SHBA garanton se mbështetja për Shqipërinë do të vazhdojë.

“U takova @GjonajEtilda për ta falënderuar ndërsa përfundon mandatin e saj të jashtëzakonshëm si Ministre e Drejtësisë – personi me jetëgjatësinë më të madhe dhe gruaja e parë në këtë pozicion kyç. Ne vërejmë veçanërisht udhëheqjen e saj mbi reformën në drejtësi, e cila – me kontributin e saj – ka filluar të japë rezultate. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri. Shpresojmë që të gjithë drejtuesit dhe institucionet e drejtësisë do të vazhdojnë të ecin përpara për të dhënë më shumë rezultate që i shërbejnë popullit të Shqipërisë” shkruan Kim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME