Categories Lajme

Kina dërgon raketa në Serbi

Aleatja e Rusisë, Serbia ka pranuar këtë fundjavë një dërgesë të sistemit kundërajror të sofistikuar kinez, shkruan Associated Press.

Kjo dërgesë vjen teksa Perëndimi po shqetësohet se një grumbullim i armëve në Ballkan, në kohën kur lufta në Ukrainë po vazhdon, mund të kërcënojë paqen e brishtë në rajon.

Mediat dhe ekspertët ushtarakë thanë të dielën se gjashtë avionë transportues të forcave ajrore kineze aterruan në aeroportin civil të Beogradit mëngjesin e së shtunës. Këta avionë raportohet se kanë transportuar për ushtrinë serbe sisteme tokë-ajër të tipit HQ-22.

Avionët transportues kinezë me shenja ushtarake u panë në aeroportin Nikola Tesla të Beogradit. Ministria e Mbrojtjes së Serbisë nuk i është përgjigjur menjëherë pyetjeve të AP-së për këtë temë.

Dërgimi i armëve edhe në të paktën dy shtete të NATO-s, Turqi dhe Bullgari, sipas ekspertëve tregon për rritjen e shtrirjes globale të Kinës.

“Avionët transportues Y-20 ngritën shqetësime sepse ata fluturuan masivisht, në vend të një sërë fluturimesh përmes një avioni”, shkroi revista online The Warzone. Sipas kësaj reviste, prania e këtyre avionëve në Evropë “po ashtu është një zhvillim mjaft i ri”.

Analisti ushtarak serb, Aleksandar Radiq tha se “kinezët demonstruan forcën e tyre”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar dërgesën e sistemit me rreze të mesme veprimi, për furnizimin e të cilit Beogradi dhe Pekini ishin pajtuar më 2019. Ai tha të shtunën, më 9 prill, se ai do të prezantojë “krenarinë më të re” të ushtrisë serbe të martën ose të mërkurën.

Më herët, Vuçiq ishte ankuar se shtetet e NATO-s, që përbëjnë shumicën e fqinjëve të Serbisë, se po refuzojnë që të lejojnë që avionët me furnizime të këtyre sistemeve, të fluturojnë mbi territoret e tyre në mes të tensioneve për shkak të agresionit të Rusisë në Ukrainë.

Edhe pse Serbia ka votuar për rezolutat e Kombeve të Bashkuara që dënojnë luftën e Rusisë në Ukrainë, Beogradi ka refuzuar që t’i bashkohet sanksioneve ndërkombëtare kundër Moskës. Po ashtu ka refuzuar që të kritikojë mizoritë që pretendohet se janë kryer nga trupat ruse në Ukrainë.

Më 2020, zyrtarët amerikanë kishin paralajmëruar Beogradin kundër furnizimit me sistemet kundërajrore HQ-22. Versioni i eksportit të këtyre sistemeve njihet me emrin FK-3. Ata thanë se nëse Serbia vërtetë dëshiron që t’i bashkohet Bashkimit Evropian dhe aleancave të tjera perëndimore, duhet që të harmonizojë pajisjet e saj ushtarake me standardet perëndimore.

Ky sistem raketor i Kinës gjerësisht krahasohet me sistemin amerikan, Patriot dhe me sistemet e mbrojtjes ajrore ruse S-300. Megjithatë, sistemi kinez ka një rreze më të shkurtër veprimi sesa S-300. Serbia do të jetë shteti i parë në Evropë që do të ketë raketa kineze.

Serbia ka zhvilluar luftë me fqinjët e saj në vitet ’90. Ky shtet, që zyrtarisht kërkon që të anëtarësohet në BE, veçse ka përforcuar forcat e saj të armatosura me armatime ruse dhe kineze, përfshirë avionë luftarakë, tanke dhe pajisje të tjera.

Më 2020, Serbia kishte pranuar një dërgesë me dronë të tipit Chengdu Pterodactyl-1, që në Kinë njihen me emrin Wing Loong. Këta dronë luftarakë janë të aftë që të godasin caqet me bomba dhe raketa dhe mund të përdoren edhe për misione zbulimi.

Sipas Associated Press, në Perëndim ka frikë se armatosja e Serbisë me armë nga Rusia dhe Kina mund të inkurajojë këtë shtet të Ballkanit drejt një lufte tjetër, veçmas kundër Kosovës, e cila shpalli pavarësinë më 2008. Serbia, Rusia dhe Kina nuk e njohin shtetësinë e Kosovës, ndërkaq Shtetet e Bashkuara dhe shumica e shteteve perëndimore e njohin pavarësinë e Kosovës. Burimi\  Radio Evropa e Lire

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

12 vite burg shqiptarit në Greqi, Tentoi të digjte me benzinë ish-bashkëshorten në sy të djalit

Një 52-vjeçar shqiptar është dënuar me 12 vite burg nga gjykata e Volos për tentativë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Policia shpall në kërkim kampionin e xhudos, për dhunë në familje

Policia e Kosovës shpall në kërkim Akil Gjakovën, kampionin e xhudos. Drejtori i Policisë së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk përgjigjej në telefon prej 3 ditësh, 60-vjeçari gjendet i pa jetë në banesën e tij në Berat

Një 60-vjeçar nga lagjia “Çlirim” në qytetin e Beratit është gjetur sot pa shenja jete…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI+FOTOT/ Kush është shqiptarja që përplasi për vdekje dy të rinj në Kroaci

Kroacia është tronditur nga një tragjedi pak ditë më parë, pasi një 29-vjeçare shqiptare ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat/ Dy rojet akuzohen se përdhunuan një person me aftësi të kufizuara, njëri prej tyre pranon se e kanë zhveshur. 31-vjeçari u dërgonte kafe gjatë punës

Dy persona janë arrestuar në Mengël të Elbasanit, pasi dyshohet se kanë përdhunuar një djalë…

LEXO ME SHUME