fbpx
Lajme

Kina në “karantinë”/ 17 viktima nga virusi misteroz, harta e vendeve të prekura

CNN ka raportuar se deri tani janë 17 viktima nga virusi misterioz kinez. Me gjithë masat e ndërmarra nga autoritetet kineze, virusi duket se po fiton terren. Për këtë arsye, Kina ka ngritur nivelin e alarmit duke futur qytetin e origjinës Wuhan në karantinë. Emergjenca është shpallur dhe në rajone të tjera. Sipas CNN, vetëm shtatë rajone të administruara nga Republika e Kinës nuk kanë konfirmuar zyrtarisht prezencën e virusit misterioz.

“Nga 22 provincat, pesë rajone autonome, dy rajone të veçanta administrative dhe katër bashki nën administrimin e Republikës së Kinës, vetëm shtatë nuk kanë raportuar raste të konfirmuara të koronavirusit Wuhan”, shkruan CNN.

Rajonet e painfektuara deri tani janë: Rajoni Autonome i Mongolisë së Brendshme, Rajon Autonome i Tibetit, Rajoni Autonom i Xinjiang, Provinca Gansu, Provinca Qinghai, Provinca Shaanxi, Hong Kong.

Foto 1: Zonat me të kuqe (rajonet e prekura në Kinë).

Foto 2: Zonat me të kuqe (shtetet e prekura në botë).

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button