Categories Lajme

Kinë/ Pamje ‘apokaliptike’, shpërthim i fuqishëm gazi, dhjetra të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm gazi ka ndodhur në qytetin kinez Shenyang, duke i kthyer ndërtesat aty pranë në rrënoja dhe duke plagosur dhjetëra persona. Të paktën 3 persona u vranë nga shpërthimi. Shpërthimi masiv u ndje rreth orës 8:30 të mëngjesit me orën lokale të enjten, raportuan mediat shtetërore , duke vënë në dukje se nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin deri më tani. Më shumë se 30 persona u plagosën dhe të gjithë u dërguan në spital.

Pamjet në mediat sociale tregojnë momentin e shpërthimit, nga i cii u ngritën re të mëdha tymi, në të gjithë zonën. Rrënojat mund të shihen të shpërndara në të gjithë zonën, ndërsa ndërtesat dhe makinat aty pranë duket se kanë pësuar dëme katastrofike.

Shpërthimi ka origjinën në një restorant barbeque në një rrugë të zënë të qytetit Shenyang, sipas raporteve lokale të cituara nga Reuters, i cili gjithashtu vuri në dukje se asgjë nuk mbetet nga objekti përtej “trarëve strukturorë të ekspozuar”. Më shumë se 100 persona të ndihmës së parë dërguan në vendngjarje, thanë zyrtarët.

https://twitter.com/PortalHidalgoMx/status/1451037230877876230?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1451037230877876230%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.faxweb.al%2Fvideo-pamje-apokaliptike-shperthim-i-fuqishem-gazi-3-te-vdekur-dhe-dhjetra-te-plagosur-ndertesat-kthehen-ne-rrenoja%2F

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME