Categories Lajme

‘Kinezët e medresesë’, Ora News në tregun e Medresesë, tregtarët flasin për rënie shitjesh

Në Tiranë jetojnë rreth 300 shtetas kinez, një pjesë e të cilëve punojnë në tregun e Medresesë. Ora Neës ishte pranë tyre për të parë sesi ka ndikuar koronavirusi në këtë komunitet. 

Në atë që njihet si tregu i Medresesë, janë rreth 20 biznese ku punojnë qytetarë kinez.

Një pjesë e tyre janë mbyllur pasi kinezët nuk janë kthyer. Ata që kanë mbetur këtu nuk flasin para kamerave, por thonë se rastet e paragjykimit nuk kanë munguar.

Megjithatë Ora News arriti  të bisedonte me Valterin, një tregtar që bashkëpunon prej 7 vitesh me tregtarët kinez.

Ai thotë se koronavirusi e ka dëmtuar drejtpërdrejtë biznesin e tij.

“Të gjithë tregtarët kinezë apo shqiptarë është periudha që marrin furnizime në Kinë, por pothuajse prej 2 muajsh janë pezulluar. Nuk ka prurje, nuk ka furnizim”

Vetëm nga stafi i tij, 4 kinezë mungojnë.

“Për stafin që unë jam janë 4 kinezë”

Ky tregtar kinez, që ndodhet në Shqipëri pa familjen, përpiqet të shpjegojë se koronavirusi nuk paraqet rrezik për vendin tonë.

Kur e pyesim për episodin më të vështirë të këtyre ditëve, përgjigjet kështu.

“Episodi më i keq është kur ti e ofendon atë tjetrin, duke thënë që ja koronavirusi. Ne po jetojmë me kinezë, fakti që i ra një tragjedi e tillë nuk do të thotë që ti paragjykojmë”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME