Categories Lajme

“Kisha tymosur kanabis”, dënohet me burg shqiptari në Skoci –

Robert Sulollaraj është shqiptari i dënuar me tre vite burg në Skoci. Të riut iu kap një sasi kanabisi me vlerë prej afro 100 mijë paund. Sipas mediave të huaja, 24 vjeçari po udhëtonte nga Neëcastle i Anglisë drejt Glasgow të Skocisë kur policia ndaloi makinën në M74 pasi u pa duke drejtuar makinën në mënyrë të çrregullt.

Por kur oficerët iu afruan Volkswagen Golf-it ata u ‘mbytën’ nga era e kanabisit. Pas kontrollit në makinë u gjetën 9.7 kg drogë të klasës B, e cila sipas ekspertëve do të vlente 97,000 £. Në posedim të shtetasit shqiptar Sulollaraj iu gjetën gjithashtu dy celularë dhe një leje drejtimi false. Një iPhone u analizua nga oficerët të cilët zbuluan një varg mesazhesh me tekst, foto dhe video që e lidhin atë me tregtinë e drogës.

Përdoruesi i vetë-rrëfyer i kanabisit Sulollaraj mohoi çdo akuzë pra trupës gjykuese. Ai këmbënguli se kishte udhëtuar në Skoci me kushëririn e tij 25-vjeçar për të blerë një makinë të re dhe nuk kishte vënë re asnjë erë në automjet, por shfajësimi i tij nuk i bindi.

Ai u shpall fajtor edhe për posedimin e patentës së shoferit false, duke u dënuar me tre vite burg.

“Kur u kontrollua makina, dëgjova oficerin e policisë duke thënë ‘bingo’. Nuk e besova sepse nuk dija për drogën. Kisha tymosur kanabis, por nuk e dija se kishte kanabis në makinë dhe nuk ndjeja erë asgjë përpara se policia të më thoshte se ishte aty”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME