
Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar nga Policia italiane, pasi akuzohen për trafik droge. Ata u kapën gjatë një operacioni antidroge, ku iu gjetën 83 kilogramë kokainë të fshehur më një kontenier me banane.
Sipas medieve italiane droga e sekuestruar në portin e Vado Ligure në Savona të Italisë, ishte nisur nga Ekuadori për t’u shpërndarë në vendet e Europës. Kontejneri iu nënshtrua një kontrolli të plotë, i cili çoi në zbulimin e ngarkesës së drogës.
Shqiptarët e arrestuar janë të moshës përkatësisht 33, 28 dhe 23 vjeç, banorë të qytetit Pisa të Italisë, u arrestuan nën akuzën e trafikimit të drogës dhe më pas u transferuan në burgun e Genova Marassi.