Categories Lajme

“Kishin raport intim”/ U asfiksuan në banesë, detaje nga ngjarja në Kavajë

Dy persona, të identifikuar nga policia si Mihal Jani, 60 vjeç,dhe Anila Llulla, 50 vjeçe, u gjetën të vdekur këtë të shtunë në katin e dytë të një pallati në plazhin e Golemit.

Ata dyshohet se humbën jetën të asfiksuar nga gazi, në rrethana ende të paqarta. Në trupat e tyre nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Kanë qenë fëmijët respektivë të viktimave, që në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri, kanë dhënë alarmin pasi nuk po lidheshin dot me prindërit e tyre.
Një ditë më parë, djali i 50-vjeçares mësohet se ka denoncuar humbjen e kontakteve me të ëmën që nuk ishte kthyer në banesën e saj në Tiranë.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se viktimat kishin një raport intim mes tyre. Sipas njoftimit të policisë, vdekja u zbulua rreth orës 17:45 të së shtunës kur në banesën e 60-vjeçarit Mihal Jani u gjetën pajetë trupi i tij dhe A. Llullës, banuese në Tiranë.

Ajo ishte larguar dy ditë më parë nga shtëpia në Tiranë ndaj i biri kishte kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e saj.

Burime të policisë lokale bëjnë me dije se dhe djali i Mihal Janit, pasi ka humbur kontaktet me të atin që nuk i përgjigjej në telefon që nga dita e djeshme, ka ardhur pranë banesës së tij në Golem të Kavajës dhe pasi nuk ka marrë përgjigje ka kërkuar ndihmën e shërbimit zjarrfikës për t’u futur në banesë ku të dy u gjetën pajetë.

Në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe rrethanat e plota të ngjarjes së rëndë. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se nuk përjashtohet as mundësia e një vetëvrasjeje, në kushte të rënduara psikologjike./Tch

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME