Lajme

Kishte festuar në një klub, dyshime se 24-vjeçari në Maliq ishte në gjendje të dehur

Një aksident tragjik i mori jetën një 24-vjeçari mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Korçë-Maliq. Mjeti me të cilin udhëtonte i riu Gjergji Elmazi ra nga ura në lumë, duke bërë që drejtuesi i mjetit të gjente vdekjen.

Burime bëjnë me dije se 24-vjeçari ka qenë duke festuar me shoqërinë deri në orët e para të mëngjesit. Dyshohet të ketë qenë nën efektin e alkoolit.

Mjeti pasi ka dalë nga rruga ka përfunduar në lumin Devoll. Mjeti u zhyt në thellësi rreth 2 metra. Kanë qenë banore të rastit qeë kanë konstatuar mjetin e mbytur dhe kanë sinjalizuar policinë.

Shkak i aksidentit dyshohet edhe shpejtësia tej normave të lejuara. Trupi i të riut u dërgua në morgun e spitalit të Korçës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close